Dekan
Prof. Dr. Genti Guxho
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
e-mail: gguxho@fim.edu.al
Diplomuar në vitin 1992 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Shkolla e studimeve të thelluara pasuniversitare (SHPU) në Inxhinieri Mekanike, drejtimi Prodhim – Menaxhim (2002-2006). Nga viti 1992 e në vazhdim pedagog në Departamentin e Tekstilit (sot i Tekstilit dhe Modës). Lektor në lëndët: “Kontrolli i prodhimit dhe Sigurimi i cilësisë”, “Teknologjia dhe drejtimi i cilësisë”.
Drejtues i Departamentit të Tekstilit 2001-2008 dhe 2012-2020. Zv. Dekan i FIM 2008-2014 dhe 2016-2020. Zv. Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës 2014-2016. Nga viti 2020, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në UPT.
Teza e disertacionit
“Vlerësimi i karakteristikave fiziko-mekanike, kimike të fibrave me origjinë shtazore nga raca lokale (shqiptare) si përcaktuese e potencialit të tyre teknologjik” (2007)
Tituj/grada: Inxhinier (1992), SHPU (Master) 2006, Doktor i shkencave (2007), Profesor i Asociuar (2010), Profesor (2014).
Udhëheqje disertacionesh
Ekonomizimi i lëndës së parë, kohës, energjisë në kalimin nga prototip në produkt të gatshëm” në kërkim të gradës shkencore "Doktor"/Elmira Dumishllari /
“Studimi i potencialit të fibrave për tekstile teknike: (rast studimi)” në kërkim të gradës shkencore "Doktor" / Ilda Kola (Deromemaj)/
“Zhvillimi i Metodave Standarde të Investigimit të Strukturave tekstile nëpërmjet Metodave Analitike të avancuara: FT-IR ATR, DSC, SEM-EDX” në kërkim të gradës shkencore "Doktor" / Kreshnik Hakrama/
Autor i librave:
2006 Metrologjia Tekstile
2007 Fjalori Pamor Tri-gjuhësh shqip – anglisht – italisht (grup bashkëpunëtorësh)
2008, 2009 Kimia e Fibrave Tekstile
2008 “Matjet Tekstile
2010 Teknologjia Industriale 1 (Filatura)”
2011 Shkenca dhe teknologjia e materialeve tekstile
2012 Kërp apo kanabis
2012 Çfarë duhet të dimë për fibrat e luksit
2014 Tekstilet Teknike
2021 70 vjet inxhinieri mekanike në Shqipër