Departamentet
Departamenti i Prodhim Menaxhimit
Departamenti i Prodhim Menaxhimit (DPM), si njësi bazë mësimore – shkencore e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, është krijuar në vitin 1994. Njësitë mbi të cilat u konceptua departamenti ishin ish- Katedra e Teknologjisë së Metaleve dhe pjesërisht ajo e Grafikës Inxhinierike, ndërsa pas vitit 1999 u përfshi në të dhe Departamenti i Metalurgjisë.
Aktualisht Drejtues Departamenti është Prof. Asoc. Jonida Teta jteta@fim.edu.al, dhe stafi akademik i DPM aktualisht është:
Prof. Asoc Ilo Bodi- ibodi@fim.edu.al (ORCID- 0000-0001-9849-2565)
Prof. Asoc Erald Piperi- epiperi@fim.edu.al (ORCID - 0000-0002-2104-8746)
Prof. Asoc Jonida Teta- jteta@fim.edu.al (ORCID - 0000-0002-5725-0997)
Prof. Asoc Eralda Xhafka- exhafka@fim.edu.al (ORCID - 0009-0000-3232-7305)
Prof. Asoc Irma Shyle- ishyle@fim.edu.al (ORCID - 0000-0002-2922-7474)
Prof. Asoc Valma Prifti- vprifti@fim.edu.al (ORCID - 0000-0002-1901-9831)
Prof. Asoc Idlir Dervishi- idervishi@fim.edu.al (ORCID - 0009-0003-3240-1503)
Prof. Dr Vladimir Kasemi- vkasemi@fim.edu.al
Prof. Asoc Irida Markja- imarkja@fim.edu.al (ORCID - 0000-0001-9193-6979)
Prof. Asoc Giorgio Mustafaraj- gmustafaraj@fim.edu.al (ORCID - 0000-0003-0713-4709)
Dr. Indrit Vozga- ivozga@fim.edu.al (ORCID - 0000-0003-1095-9840)
Dr. Enkeleda Sotja (Konda)- esotja@fim.edu.al
Dr. Migena Zeqo- mzeqo@fim.edu.al
Msc. Dorjan Osmanaj- dosmanaj@fim.edu.al (ORCID - 0009-0005-1376-9999)
Msc. Dea Sinoimeri - dsinoimeri@fim.edu.al (ORCID - 0009-0001-8765-719X)
Msc Armira Lazaj- alazaj@fim.edu.al (ORCID - 0009-0001-8242-1989)
Msc Ermil Sita- esita@fim.edu.al
Pjesën kryesore të aktivitetit mësimor dhe shkencor ky Departament e zhvillon në sektorët:
1. Sektori i Teknologjisë Mekanike
2. Sektori i Inxhinierisë Ekonomike dhe Menaxhimit Industrial
3. Sektori i Inxhinierisë Materiale
Aktiviteti didaktik i ofruar nga ky departament shtrihet në pjesën më të madhe në fushën e mësimdhënies, në punimet e drejtuara, seminare dhe punë praktike laboratorike, që plotësojnë kuadrin e procesit mësimor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike edhe në fakultete të tjera të Universitetit Politeknik të Tiranës. Departamenti zhvillon aktivitetin e tij didaktik dhe shkencor në disa fusha kryesore ngushtësisht të lidhura midis tyre si:
1. Proceset e prodhimit, integrimit, kompjuterizimit dhe robotika e tyre
2. Teknologjia e materialeve
3. Menaxhimi i cilësisë dhe prodhimit
4. Ekonomia, organizimi dhe menaxhimi i ndërmarrjes
5. Inxhinieria ekonomike
Departamenti i Prodhim Menaxhimit drejton gjithashtu edhe Kursin e Formimit të Vazhduar:
1. Vlerësimi i makinerive, pajisjeve dhe linjave teknologjike
Aktiviteti mësimor dhe shkencor i pedagogëve të departamentit është organizuar sipas planeve mësimore që mbulohen nga ky departament si dhe sipas fushave të specializimit të stafit akademik. Ky departament drejton diploma në:
1. Bachelor në Inxhinieri Mekanike;
2. Master Shkencor në Inxhinieri Mekanike, Drejtimi Prodhim dhe Menaxhim Industrial;
3. Bachelor dhe Master Shkencor në Inxhinieri Materiale;
4. Bachelor dhe Master Shkencor në Inxhinieri Ekonomike;
Departamenti i Menaxhimit dhe Prodhimit gjithashtu kontribuon në shkollën e doktoratës ne FIM duke ofruar mbështetje akademike dhe shkencore për drejtimin e temave kërkimore, duke angazhuar staf me eksperiencë në fusha si menaxhimi i sistemeve të prodhimit, optimizimi i proceseve, transformimi digjital dhe qëndrueshmëria industriale, inxhinieria materiale. Përmes laboratorëve dhe infrastrukturës kërkimore, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe partneriteteve me industrinë, departamenti krijon mundësi për kërkim të avancuar dhe publikime me faktor impakti, duke përgatitur studiues të rinj të aftë të kontribuojnë në zhvillimin shkencor dhe shoqëror.