In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Administrata

Dega e Financës

Drejtuese: Albana Tahiri

Njoftimi i bursave për vitin akademik 2021-2022

Njoftohen të gjithë studentët e rregullt në Fakultetin e Inxhinierise Mekanike të UPT se, duke filluar nga data 2 Nëntor 2021 dhe në vazhdim fillon dorëzimi i dokumentacionit provues së bashku me formularët e aplikimit për përfitimin e bursës financiare , përjashtimin nga tarifa e shkollimit apo /reduktimin nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2021-2022. Dokumentat që nevojiten sipas kategorive përkatëse mund ti gjeni tek formularët e aplikimit.

Dokumentacioni provues së bashku me formularin e aplikimit te plotesuar dorezohen prane ZYRËS SË FINANCES të FIM duke filluar nga data

2 NËNTOR 2021, nga ora 9:30 - 12:30

Për studentët e Masterit Shkencor dhe Master Profesional afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit është deri në datë 15 DHJETOR 2021.

Studentet ne vitin e parë ,me notë mesatare 9 deri në 10, nga sistemi i arsimit të mesëm përfitojnë bursë dhe përjashtim nga tarifa e shkollimit. (këta studentë duhet të sjellin numrin e llogarisë bankare në bankën Credins)
Studentët në vitet pas të parit , me notë mesatare të ponderuar 9 deri në 10, te cilët kanë shlyer të gjitha detyrimet e vitit paraardhës akademik , përfitojnë bursë dhe perjashtim nga tarifa e shkollimit. (Këta studentë duhet të sjellin numrin e llogarise bankare në bankën Credins)
Nuk perfitojne bursë / perjashtim nga tarifa e shkollimit studentët përsëritës dhe studentët të cilët ndjekin një program të dytë studimi.

Formular aplikimi për përjashtim nga tarifa e shkollimit

Formular aplikimi për përfitim burse

Formular aplikimi për reduktim tarife për Master Shkencor dhe Master Profesional