In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Zv. Dekan

Prof. Dr. Altin Dorri

Zv. Dekan për anën mësimore
e-mail: adorri@fim.edu.al

Prof. Dr. Altin Dorri është diplomuar për Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT) gjatë periudhës 1991-1996. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 2006 në UPT dhe ka fituar gradën shkencore “Doktor” në vitin 2010 pranë UPT në fushën “Simulimi formimit të substancave ndotëse në motorët diesel”. Në vitin 2014 ka fituar titullin shkencor Profesor i Asociuar. Iu bashkua stafit akademik të UPT në vitin 2000 si Asistent-Lektor pranë Departamentit të Energjitikës në FIM. Gjatë periudhës 2012÷2020 ka qenë Drejtues i Departamentit të Energjitikës. Aktualisht është Zv. Dekan për anën mësimore i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Ka më shumë se 35 botime shkencore, si artikuj dhe prezantime në konferenca shkencore, në fushën e energjisë dhe mjedisit. Ka qenë koordinator lokal për një projekt Tempus, një projekt dypalësh (Norvegji-Shqipëri) dhe koordinator për 3 projekte kombëtare. Është titullar dhe lektor në lëndët: “Makina dhe Sisteme Energjitike” që zhvillohet në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Mekanike; “Elementë të Fluidodinamikës” që zhvillohet në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Materiale; “Fluidodinamika Numerike” që zhvillohet në programin e studimit MSc në Inxhinieri Mekanike, profili Energjitikë; “Makina Energjitike” që zhvillohet në programin e studimit MSc në Inxhinieri Ekonomike dhe MSc në Menaxhim Energjie. Ekspert i jashtëm për Drejtorinë Shqiptare të Standardizimit. Nga viti 2008-2015 ekspert për mësimdhënien dhe kurrikulat pranë Rektoratit të UPT. Ka kryer kërkime dhe trajnime në universitete të ndryshme si: Universiteti i Bolonjës, Politekniku i Barit, Universiteti Teknik i Stambollit, Universiteti i Hoheinhem, etj.