In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Zv. Dekan

Prof. Asoc. Ilda Kazani

Zv. Dekane per anen shkencore

email: ikazani@fim.edu.al

Ilda Kazani është Profesore e Asociuan në Departamentin e Tekstilit dhe Modës, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Ajo është diplomuar në vitin 2002 në Universitetin Politeknik të Tiranës si Inxhiniere Tekstili. Në të njëjtin vit, ajo u nisi punën si pedagoge pranë këtij departamenti.

Në 2008, Ilda Kazani u diplomua me një Master të dytë në Materiale dhe Metalurgji nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë periudhës Pril - Qershor 2008, ajo përfundoi tezën e Masterit në Departmentin e Textilit, në Universitetin Ghent, në Belgjikë, me temë “Prodhimi i fijeve elastike, përcjellëse të elektricitetit, për aplikime në tekstilet inteligjente”

Gjatë periudhës 2009 - 2012, ajo ka qenë një anëtare active e grupit “Smart Textile” të Departmentit të Tekstileve (Universiteti Ghent, Belgjikë), ku ka kryer kërkime mbi “Studimi i materialeve tekstile përcjellëse të elektricitetit, të stampuara me shabllon”.

Në 2012 ajo ka marrë dy diploma nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, të Universitetit të Gentit në Belgjike: “Diplomë e Shkollës së Doktoraturës” dhe “PhD në Inxhinieri Tekstile”

Në periudhën 2017-2023 ajo ka qenë anëtare e Akademisë së të Rinjve, themeluar pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu, ajo ka vazhduar aktivitetin e saj pranë këtij institucioni duke u zgjedhur si anëtare e Komisionit të Inxhinierisë (2019) dhe anëtare e njësisë NANOALB (2019).

Nga Maji 2022, ajo mban postin e Presidentes së Shoqatës BASTE (Balkan Society of Textile Engineering).
Ajo gjithashtu është anëtare e Bordit Editorial të revistave të ndryshme si: “Textile & Leather Review” (Kroaci), “Journal of International Engineering and Science”, (Turqi) and “Tekstilec” (Slloveni). Që nga Dhjetori 2023 ajo është Editore e Asociuar për revistën kërkimore AUTEX.

Ajo është autore e librave: “Dizenjimi i veshjeve me Lectra Modaris”, ISBN 978-99-9434-945-6. 2008 dhe “Study of Screen-Printed Electroconductive Textile Materials”, ISBN 978-90-8578-517-0, 2012.

Prof. Asoc. Dr. Kazani është autori kryesor dhe bashkëautor i 83 publikimeve në revista shkencore ndërkombëtare dhe punime konferencash.

Profili