In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Departamentet

Departamenti i Mekanikës

Drejtuesi i Departamentit të Mekanikës
Prof. Asoc. Dr. Koço Bode kbode@fim.edu.al

Departamenti i Mekanikes është pjesë rendësishme e strukturës së FIM. Ai mbulon disiplinat e formimit bazë në degët e FIM dhe fakulteteve të tjera të UPT si FIE dhe FGJM si dhe disiplinat e formimit të specializuar që përmban plani mësimor i diplomave që drejton e mbulon Departamenti.
Përbërja e Departamentit:

1. Prof. As. Dr. Koço Bode
2. Prof. Dr. Odhisea Koça
3. Prof. As. Dr. Mimoza Cukalla Dhrami
4. Prof. As. Dr. Miranda Kullolli
5. Prof As. Dr. Dhimitraq Sotja
6. Prof. As. Dr. Arjan Bisha
7. Dr. Koçi Doraci
8. Dr. Leonard Çomeni
9. M.Sc. Anis Sulejmani
10. M.Sc. Erjon Selmani
11. Lab. Redon Bytyci

Pjesë kryesore e aktivitetit mësimor të Departamentit është mbulimi i disiplinave të formimit bazë të studentëve të degëve Inhxinierike në përgjithsi dhe atyre të FIM në veçanti në planin bazë të formimit Bachelor si Mekanika Racionale, Mekanika Teknike, Shkenca e Konstruksioneve, Mekanika e Aplikuar në Makina, Elemente makinash, Konstruksione makinash etj. Departamenti drejton gjithashtu edhe formimet e studentëve në diplomimet:

Master Shkencor në Ixhinieri Mekanike Profili “Konstruksione Makinash dhe Mjete Levizëse”
Master Profesional ne Inxinieri Transporti

Departamenti i Mekanikes drejton gjithashtu edhe Kurset e Formimit të Vazhduar:

1. Auditues i trafikut dhe mjeteve Levizese.
2. Menaxhimi i Trafikut

Aktivitetin mesimor dhe shkencor Departamenti e zhvillon ne dy sektoret e tij: ne Sektorin e Konstruksioneve dhe Sektorin e Transportit.

Aktiviteti mesimor dhe shkencor i pedagogeve te departamentit eshte organizuar sipas planeve mesimore te mbuluara nga departamenti si dhe sipas profilizimit e specializimit te tyre sipas fushave perkatese brenda sektoreve te departamentit. Pedagoget jane te angazhuar ne pune shkencore te vleresuar ne mjaft publikime ne revista shkencore brenda e jashte vendit. Departamenti i Mekanikes, me stafin e tij akademik, ka nje eksperience te gjate ne kërkim shkencor, duke përgatitur në vite eksperte ne fushat qe ai ka mbuluar. Fushat e kërkimit gjate gjithë historikut te ketij departamenti ka qene Konstruksionet Mekanike dhe Metodat Numerike në llogaritjen e tyre, Lodhja dhe Mekanika e Thyerjes, Mekanika e Aplikuar dhe Dinamika, Transporti dhe Mjetet Levizese.

Nisur nga eksperienca e grumbulluar në departament, kontributi i departamentit në organizimin dhe realizimin e shkollës së doktoraturës në FIM, udhëheqjet e shumta të doktoraturave të kryera deri tani, kualifikimit dhe ekspertizës së stafit të tij akademik, Departamenti i Mekanikës e shikon të domosdoshme riorganizimin e fushave të kërkimit shkencor të departamentit per studimet e doktoraturës, duke i grupuar në dy fusha kryesore, me nën-fushat e tyre, si më poshtë vijon:

Fusha e Konstruksioneve Mekanike dhe Vleresimi i Integritetit Strukturor
Fusha e Transportit dhe Mjeteve Levizese

Stafi i Departamentit të Mekanikës ka kualifikimin e nevojshëm për të drejtuar studimet e doktoratës. Ai ka marrë pjesë në udhëheqje doktoraturash dhe ka organizuar konferenca, workshope, seminare në fushat përkatëse të kërkimit. Ekspertiza e stafit akademik që do të mbështesë studimet doktorale, vërtetohet me fushat individuale të kualifikimit të tyre, botimet dhe studimet e kryera në vite.

Në tërësi, stafi akademik ka një përvojë të madhe në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor. Ata kanë udhëhequr disertacione, studime dhe projekte të ndryshme në fushën e Konstruksioneve dhe transportit, kanë veprimtari të gjerë botuese e referime shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ata kanë marrë pjesë në projektim dhe janë aktivizuar në mësimdhënje në programet e studimeve pasuniversitare dhe të shkollës së Doktoraturës, si dhe në hartim të progarmeve të studimit të ciklit të parë, të dytë, dhe të tretë.

Për një informacion më të detajuar në lidhje me Departamentin e Mekanikës mund të lexoni këtu.