Historik
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është një nga degët themeluese të Institutit të Lartë Politeknik në vitin 1951 dhe një nga 4 fakultetet themelues të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) në vitin 1991.
Vizioni
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) synon zgjerimin e ofertës akademike në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe krijimin e kushteve për kërkim shkencor në fushat të cilat mbulon.
Misioni
Misioni i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike është:
Ofrimi i programeve në të tre ciklet e studimit në fushat e inxhinierisë mekanike, inxhinierisë së materialeve, të inxhinierisë tekstile dhe modës dhe inxhinierisë ekonomike.
Kërkimi shkencor në fushat e:
Elektricitetit dhe Energjisë
Mekanikës dhe përpunimit të metaleve
Mjeteve tokësore, detare dhe ajrore lëvizëse
Materialeve (qelq, letër, plastikat dhe druri)
Tekstileve (veshje, këpucë dhe lëkurë)
Fusha ndër-disiplinare që përfshijnë Inxhinierinë, Industrinë e përpunimit dhe Konstruksioni
Ofrimi i shërbimeve për industrinë në formën e studimeve, ekspertizave, kontrollit të cilësisë dhe konformitetit të produkteve industriale
Për më tepër rreth nesh mund të lexoni këtu