Njoftime 03.03.2022
Njoftim i rëndësishëm për afatin e përfundimit të studimeve
Në bazë të ligjit të Arsimit të Lartë Nr. 80/2015, njoftohen të gjithë studentët që kanë filluar studimet pas hyrjes në fuqi të ligjit Nr. 80/2015 që përkon me vitin akademik 2016-2017 dhe nuk i kanë përfunduar ato në dyfishin e kohës normale, humbasin të drejtën e vazhdimit të studimit në atë program studimi.
Duke u bazuar në ligjin Nr. 80/2015 neni 90 pika 2, studenti në fjalë ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet në të njejtin program studimi ose në një program tjetër.
Ai i nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpalluara për regjistrim në programin e studimit që kërkon të vazhdojë.
Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhës së mëparshme të studimeve mund të transferohen në përputhje me kriteret dhe kërkesat e shpallura të institucionit pritës.
Ndërkohë, studentët e regjistruar para vitit akademik 2016-2017 dhe nuk i kanë përfunduar studimet, afati maksimal i studimeve është dyfishi i afatit kohor normal të studimeve duke filluar nga viti akademik 2019-2020. Në këtë afat kohor nuk përfshihet periudha e pezullimit (ngrirjes) të studimeve.