In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

“Forcimi dhe Përmirësimi i Kurrikulave dhe i Bazës Laboratorike të Lëndëve Aplikative në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike”

Në kuadër të projektit të mbështetur nga Programi READ dhe financuar nga Albanian-American Development Foundation, kam kënaqësi t'ju ftoj të merrni pjesë në workshop-in:

“Forcimi dhe Përmirësimi i Kurrikulave dhe i Bazës Laboratorike të Lëndëve Aplikative në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike”

Data: 12 Qershor 2025

Ora: 10:00 – 13:00 (Regjistrimi nga ora 09:30)

Vendi: Salla 210, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, UPT

Ky aktivitet synon:

Prezantimin e rezultateve të projektit: “Zhvillimi dhe përfshirja e Tribologjisë Inxhinierike në kurrikulat Master i Shkencave në Inxhinieri Mekanike”;

Reflektimin mbi përvojat e bashkëpunimit me diasporën akademike dhe industrinë;

Diskutimin e rolit të lëndëve aplikative si urë lidhëse mes teorisë dhe praktikës
Integrimin e koncepteve tribologjike në mësimdhënie, punët laboratorike dhe konceptimin e detyrave të kursit mbi bazën rasteve nga praktika industriale inxhinierike.

Pjesë e aktivitetit do të jenë:

Ligjëratë e ftuar – online, nga Prof. Ardian Morina (University of Leeds)
Prezantime nga studentët pjesëmarrës, të detyrave dhe laboratoreve të kryera
Tryezë diskutimi me kolegët dhe përfaqësues nga industria
Ju mirëpresim me vlerësim të lartë për kontributin tuaj në këtë diskutim të rëndësishëm për të ardhmen e mësimdhënies dhe kërkimit në inxhinieri.