In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Vizitë akademike në Universitetin Politeknik të Tiranës në kuadër të programit CEEPUS

Prof. Dr. Zarife Bajraktari Gashi nga Departamenti Materiale dhe Metalurgji, Fakulteti i Gjeoshkencave, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM), realizoi vizitë akademike në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit, në Degën e Inxhinierisë së Materialeve, në kuadër të programit CEEPUS.

Gjatë vizitës, ajo zhvilloi takime me kolegët e departamentit, ku diskutuan për mundësitë për pasurimin e materialeve mësimore për librin universitar, zhvillimin e përbashkët të programeve mësimore, si dhe mundësitë e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik.

Një vëmëndje e veçantë iu kushtua shqyrtimit të mundësive për bashkëpunim në aktivitete kërkimore-shkencore, ligjërata profesionale dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat e metalurgjisë dhe inxhinierisë së materialeve.
Kjo vizitë kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave akademike, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy universiteteve.