Njoftime 21.10.2022
Zhvillohet takimi me përfaqësues të Ambasadës Britanike për prezantimin e bursave Chevening
Data: 24 tetor
Vendi: Salla “Silvano Pedrollo”, kati II, pranë Rektoratit
Ora: 13:00
Në kuadër të bashkëpunimit midis Univeristetit Politeknik të Tiranës dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, përfaqësues të ambasadës britanike do të zhvillojnë një takim me studentët me qëllim prezantimin e bursave të studimit për studentët e UPT-së, nga programi Chevening.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi, për t’u njohur me këtë program prestigjioz.
Chevening është një program prestigjioz i qeverisë britanike, i cili mbështet me bursë të plotë studimet një vjeçare master në MB. Përpos përvojës akademike ekselente, bursat Chevening ofrojnë një gamë të gjerë aktivitetesh rrjetëzimi, si dhe mundësinë e ekspozimit ndaj një shumëllojshmëri përvojash, idesh inovative dhe pikëpamjesh që të rrisin në nivel profesional dhe personal.
Rrjeti global i Chevening konsiston në më shumë se 50,000 profesionistë të talentuar nga 160 vende të botës, përfshirë Shqipërinë.
Chevening nuk ka limit moshe dhe synon të mbështesë të gjithë ata profesionistë të rinj që kanë pasion dhe një vizion të qartë të asaj që duan të bëjnë dhe përkushtohen në komunitetet e tyre për të sjellë ndryshime pozitive.