Njoftime 12.06.2023
Zhvillohet seanca informuese virtuale në lidhje me Programet Fulbright dhe Humphrey
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Ambasadën Amerikane, për studentët, ish- studentët dhe studiuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës, ofrohen mundësi studimi në Programet Fulbright.
Nesër, më datë 13 qershor, ora 16:00, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun do të organizojë një seancë informative virtuale në lidhje me Programet Fulbright dhe Humphrey.
Të interesuarit mund të registrohen nëpërmjet këtij linku ketu ose klikoni drejtpër drejt në Google meet link
1. PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIUES
Fulbright Visiting Scholar Program 2024 – 2025 është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit.
2. PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIME MASTER
Fulbright Foreign Student Program 2024 – 2025 është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.
FUSHAT E STUDIMIT:
I. Bursat Fulbright të financuara nga Departamenti i Shtetit, -- janë të hapura për të gjitha fushat e studimit
II. Bursat Fulbright me financim nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë – janë të hapura për keto fusha
· STEM (Shkenca, Teknologji, Fizikë, Matematikë)
· Bujqësi dhe Shkenca Jetësore (Bujqësi e qëndrueshme dhe menaxhim i burimeve; Menaxhimi i Sistemeve Bujqësore; Edukim Bujqësor; Menaxhimi i Agrobiznesit; Ekonomia Bujqësore; Inxhinieri Bujqësore dhe Biologjike; Ushqyerja e Kafshëve; Biokimi, Biologji Molekulare, Entomologji dhe Patologji Bimore)
· Shkencat e Kafshëve të Egra dhe Peshkimit (Konservimi dhe biologjia e kafshëve të egra; Biologjia e Peshkimit dhe Ruajtja e Jetës së Egër)
· Shkenca Pyjore (Shkenca Mjedisore dhe Pylltari, Inxhinieri Pyjore, Shkenca e Drurit)
· Turizmi (Menaxhimi i Turizmit; Menaxhimi i Mikpritjes dhe Turizmit; Turizmi i Trashëgimisë dhe Konservimi)
· Shkenca e Inxhinierisë së Mjedisit (Inxhinieria e Burimeve Mjedisore, Inxhinieria Ekologjike, Menaxhimi i Mjedisit, Inxhinieria e Burimeve Mjedisore
· Inxhinieri (Inxhinieri Minierash dhe Gjeologjike, Inxhinieri Kimike, Inxhinieri Bioprocesimi, Menaxhimi i Inxhinierisë së Qëndrueshme)
· Bio – Kimi (Biokimi, Kimi Mjedisore, Kimi Organike e Produkteve Natyrore, Biologji Mjedisore, Ekologji Kimike, Bioteknologji Mjedisore, Shkenca bimore