In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Zhvillohet Panairi “Karta e Studentit”

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Agjensinë e Rinisë, Bashkia Tiranë,
njoftojmë të gjithë studentët se më 25 tetor, ora 08.00 - 13.00 , në Oborrin e Brendshëm të Korpusit
Qendror zhvillohet Panairi informues për shërbimet që ofron Karta e Studentit.

Në këtë aktivitet 65 biznese të ndryshme do të prezantojnë në stendat e tyre shërbimet dhe ofertat që
përfitojnë studentët kur përdorin Kartën e Studentit.