In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Zgjedhjet për autoritetet drejtuese në UPT

Të nderuar studentë të FIM,

Më 21 qershor 2024, në UPT zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtues. Studentët kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjen e Rektorit të UPT, Dekanit të Fakultetit ku studiojnë dhe për përfaqësuesit e tyre në Senatin e UPT.
Në mënyrë që të ushtroni të drejtën për të votuar, ju lutem kontrolloni listën e zgjedhësve të studentëve në FIM të afishuar në katin e tretë tek Njoftimet, nëse emri juaj është në listë dhe është shkruar në mënyrë korrekte.
Nëse gjeni parregullsi ju lutem të drejtoheni tek Sekretaria Mësimore e FIM.