In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Workshop : “Vlerësimi situatës aktuale i eficiencës energjisë në sektorin e industrisë së rëndë”

Hartimi i një Plani Veprimi mbi Eficiencën e Energjisë (EE) në sektorin e Industrisë së Rëndë

Në kuadër të Projektit Kombëtar Kërkimor Zhvillimor të mbështetur nga AKKSHI u realizua më datë 25 nëntor pranë Fakultetit Inxhinierisë Mekanike së Universitetit Politeknik të Tiranës Workshopi me tematikë “Vlerësimi situatës aktuale i eficiencës energjisë në sektorin e industrisë së rëndë”. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë, pedagogë, ekspertë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe përfaqsues nga Industria e rëndë që operojnë në Shqipëri nga ku mund të përmendim Everest, Kurum Internacional dhe Albchrome. Përgjatë këtij aktiviteti u trajtua një panoramë e përgjithshme e problematikave të eficiencës së energjisë në këto kompani dhe u diskutuan disa nga mundësitë e përmirësimit së performancës së energjisë në këtë sektor. Në këtë Workshop u pa qartë se industria e rëndë ndikon në trendin e rritjes së konsumit të energjisë elektrike dhe kërkohen masa të menjëhershme nga vendi jonë në përmirësimin e eficiencës së energjisë në 20% duke synuar uljen e emetimeve të CO2 në nivel 11.5% deri në vitin 2030.

Per te lexuar me shume dhe per te pare galerine e fotove te zhvilluara gjate aktivitetit klikoni ketu