Njoftime 16.12.2025
Vizitë pune në kuadër të projektit CEEPUS
Në kuadër të programit ndërkombëtar CEEPUS, nga 24-28 Nentor 2025, prane Departamentit te Prodhim Menaxhimit ne FIM, te UPT, ne Grupin Mesimor te Materialeve nen drejtimit te Prof. Dr. Vladimir KASEMI, Prof.Dr. Zarife Bajraktari-Gashi, nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Kosove, ka zhvilluar nje vizite pune duke realizuar leksione dhe prezantime nga fushat:
• Pirometalurgjia
• Ferrolidhjet
• Mundësitë e zhvillimit të materialeve të reja
Përveç ligjëratave, Prof. Bajraktari-Gashi ka zhvilluar edhe diskutime profesionale me stafin akademik të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, ku janë trajtuar metodat e avancuara të analizës si:
• TDS (Thermal Desorption Spectroscopy)
• TGA (Thermogravimetric Analysis)
• teknikat mikroskopike SEM (Scanning Electron Microscopy) dhe EDS (Energy Dispersive Spectroscopy).
Ky aktivitet shumëditor përfaqëson një kontribuim të çmuar në shkëmbimin e eksperiencave akademike dhe shkencore mes dy institucioneve, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja në fushën e materialeve dhe metalurgjisë.