In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Transport of Dangerous Goods: Modernization of Curricula and Development of Training for Professionals in the Western Balkans HEIs.

Call: Erasmus – EDU - 2022 - CBHE

Fakulteti i Inxhnierisë Mekanike: Institucioni partner

Koordinator: G. Guxho

Mallrat e rrezikshme (DG) janë materiale që, për shkak të karakteristikave të tyre, mund të përbëjnë rrezik për njerëzit, kafshët ose mjedisin. Përfshirja e DG në një aksident mund të shpjerë në zjarre, shpërthime dhe çlirim të gazeve toksikë, duke sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Për të zvogëluar rreziqet, transporti i mallrave të rrezikshme (TDG) në Evropë, i nënshtrohet rregulloreve të ndryshme që sjellin nevojën në rritje të vazhdueshme për personel të trajnuar dhe të kualifikuar. Qëllimetkryesore dhe objektivat specifike të projektit janë:

– Të identifikojë rreziqet kryesore në transportin rrugor të mallrave të rrezikshme (TDG) në vendet e Ballkanit Perëndimor sipas rregulloreve të ndryshme.
– Të përmirësojë programet ekzistuese të studimit Bachelor dhe Master dhe të zhvillojë kurrikula të reja në përputhje me kërkesat e Bolonjës dhe standardet kombëtare të akreditimit duke futur lëndë të reja që studiojnë transportin rrugor të DG. Këto lëndë duhet të mbulojnë si dispozitat në lidhje me mallrat e rrezikshme ashtu edhe dispozitat në lidhje me mjetet e transportit dhe operacionet e transportit.
– Të krijojë qendra trajnimi për këtë lloj transporti në IAL-të e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rezultatet më të rëndësishme të projektit do të jenë modernizimi i kurrikulave ekzistuese në pjesën që
lidhet me TDG dhe me vetë DG në të gjitha institucionet partnere të Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera,
kurrikula duhet të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve për rreziqet që mund të hasen kur mallrat e
rrezikshme transportohen dhe trajtohen jo në mënyrë e duhur. Përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit përfshijnë 116 persona nga stafet mësimor të cilët do të trajnohet për këtë problematikë, 120 studentë, 240 ekspertë të trajnuar për TDG dhe komuniteti në përgjithësi (Përgjegjësit për TDG, institucionet publike, komuniteti shkencor etj.) Rezultatet përfshijnë 8 programe studimi të reja/modernizuara, 45 të kurse të reja të lidhura me TDG dhe 8 laboratorë të rinj.