In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Thirrje për pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar: "Sfida e madhe detare"

Hapet thirrja për pjesëmarrje në konkursin: "Sfida e madhe detare" në fushën e teknologjisë së robotëve dhe sistemeve të tjera autonome, (Competition Spurs Robotics and AI Innovations for Maritime Challenges), që do të zhvillohet në Abu Dhabi, në vitin 2023.

Konkursi ka si qëllim rritjen e interesit teknologjik te kompanitë, institucionet, apo individët që në mjedise dinamike të pastrukturuara të punojnë robotë në mënyrë më autonome, duke ndërvepruar me njerëzit. Ky konkurs pritet të bëjë bashkë universitete, institucione kërkimore dhe novatorë individualë nga e gjithë bota, për të gjetur zgjidhje praktike për sfidat globale të sigurisë detare, peshkimit të paligjshëm, piraterisë, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Ky është eksperimenti i parë i këtij lloji dhe do të përfshijë një bashkëpunim heterogjen midis mjeteve ajrore pa pilot dhe mjeteve sipërfaqësore pa pilot, për të kryer detyra komplekse navigimi në një mjedis detar.