Njoftime 08.11.2022
Thirrje për bursa studentësh të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Programin Erasmus Mundus Chemical Nano-Engeneering, CNE
Programi Erasmus Mundus Chemical Nano-Engeneering, CNE është një Program Masteri dy-vjeçar, që zhvillohet në tre universitete partnere (Francë, Poloni dhe Itali), i krijuar me mbështetjen e Erasmus+ Programme, të Bashkimit Europian.
Viti i parë i studimeve, është i përgjithshëm për të gjithë studentët dhe zhvillohet në Aix Marseille Université ( https://www.univ-amu.fr/en ), në Francë, në muajt shtator 2023 – janar 2024.
Më pas studimet vijojnë në Wroclaw University of Science and Technology ( https://www.për.edu.pl/en ) në Poloni, në muajt shkurt 2024 – qershor 2024.
Semestri i parë i vitit të dytë zhvillohet në University of Rome Tor Vergata ( https://www.en.uniroma2.it ), në Itali, në muajt tetor 2024 – janar 2025, iu jep mundësinë studentëve të zgjedhin ndërmjet dy opsioneve: eksperimentale dhe numerike.
Projekti i kërkimit, në kuadër të tezës së Masterit (shkurt 2025 – gusht 2025) ka për qëllim t’u ofrojë mundësinë studentëve të jenë në kontakt me një mjedis ndërkombëtar dhe multidisiplinor të një instituti kërkimor në akademi ose industri.
Website i Master CNE: https://www.master-cne.eu/
Periudha e aplikimit për vitin tjetër akademik: nga 1 nëntor 2022 – 19 shkurt 2023 Platforma për aplikim: https://www.application.master-cne.eu/index.php?lang=en
Kriteret e përzgjedhjes:
- Bachelor ose diplomë ekuivalente në Shkenca (Kimi, Fizikë, Inxhinieri Kimike, Shkencë Materialesh…);
- Nota mesatare kërkohet të jetë mbi 7.5;
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze (Niveli B2).
Çdo vit bëhet një përzgjedhje me rreth 20 studentë.
Këtë vit ka një bursë specifike të rimbursuar për studentët që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Herzegovinë, Kosovë, Mali i Zi): 1000€/muaj + 1000€ kosto transferimi + 2000€ kosto transporti.
Mirëpresim aplikimet tuaja!