Njoftime 13.10.2025
Takim me studentët në kuadër të Ditëve Erasmus+
Njoftohen të gjithë studentët se ditën e mërkurë, datë 15 tetor 2025, nga ora 10.00 – 12.30, te salla Aula Magnia, do të zhvillohet takimi në kuadër të Ditëve Erasmus+.
Në këtë takim do të marrin pjesë studentë, staf akademik dhe administrativ nga Universiteti Politeknik i Tiranës, përfaqësues të disa kompanive me të cilat UPT ka bashkëpunim, si dhe do të organizohet Sesioni i Diseminit të projekteve Eramsus+ dhe Horizon Europe.
Lutemi merrni masa për të marrë pjesë dhe për t’u njohur me mundësitë e mobiliteteve në kuadër të Programit Erasmus+ KA171.