In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Takim i përbashkët midis Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Universitetit Politeknik të Barit

Në data 8-9 Prill u zhvillua një takim i përbashkët i përfaqësuesve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, me përfaqësues të Departamentit të Matematikes, Mekanikes dhe Menaxhimit, të Universitetit Politeknik të Barit. Ky takim u bë në kuadër të aplikimit të tre projekteve në bashkëpunim me këtë universitet: në Bari të Italisë.

-“REAM: Bio” INTERREG IPA III South Adriatic Italy – Albania – Montenegro 2021-2027.

-“INSIDE OUT HERITAGE: INclusion, Safety and IDEntity: Opening Up Tourism HERITAGE” INTERREG IPA III South Adriatic Italy – Albania – Montenegro 2021-2027.

-“ENabling Twin TRANsition through Circular Economy labs” (ENTRANCE): ERASMUS-EDU-2025-PI-ALL-INNO-EDU-ENTERP”

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi propozimet bilaterale për diplomë të dyfishtë (double degree) në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Mekanike me qëllim forcimin e lidhjeve akademike dhe shkencore mes dy institucioneve, si dhe u zhvilluan vizita në laboratoret e këtij departamenti.