In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Takim i hapur me kompaninë Megatek

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike zhvilloi sot në bashkëpunim me kompaninë Megatek, dedikuar studentëve, takimin e hapur me temë "Rritja dhe zhvillimi në karrierë".

Në takimin e mbajtur në sallën "Silvano Pedrolo" ishin të pranishem 140 studentë të viteve të treta të ciklit të studimeve Bachelor dhe të viteve të para e të dyta të ciklit të studimeve Master.

Takimi u drejtua nga presidenti i kompanise Megatek Z.Dionis Teqja, i cili foli mbi kërkesat dhe konkurrencën në tregun e punës si dhe mbi rëndësinë e investimit në rritjen profesionale si një nga pikat kyçe të suksesit në këtë treg.

Në këtë takim u fol mbi disponueshmerinë që kompania Megatek ofron për punësimin e të rinjve dhe trajnimin e tyre të vazhdueshëm me qëllim rritjen e potencialit të tyre njerëzor dhe si rrjedhim edhe ecjen përpara në karrierë.
Për të gjithë të interesuarit për t'u bërë pjesë e kësaj kompanie, mund të drejtoheni pranë Zyrës së Karrierës në FIM për një informacion më të detajuar.