In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Shpallet vend vakant në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve me një anëtar përfaqësues të studentëve.

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republiken e Shgipërise", Rregulloren për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese 2024 - 2028, në Universitetin Politeknik të Tiranës, si dhe urdhrin nr. 29. datë 14.05.2026 të Rektorit "Për shpalljen e fllimit të procesit zgjedhor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme në Universitetin Politeknik të Tiranës", me shkresën nr. 77 Prot., datë 25.05.2026, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve ka kërkuar plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen nga Senati Akademik, të anëtarit të KIZ përfaqësues i studentëve.

Njoftohen studentët e interesuar për regjistrimin e kandidatëve për anëtarë të KIZ përfaqësues të studentëve në Sekretarinë e Senatit Akademik (në Drejtorinë e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Rektorat) brenda datës 05.06.2026. Orari për dorëzimin e kërkesës për aplikim është 10:00 – 14:00.

Shkresa bashkëlidhur e Rektorit të UPT