Njoftime 31.01.2023
Pyetësori studentor për semestrin e parë
I dashur student,
Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga Ligj Nr. 80/2015, Neni 103, Pika 3, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies në çdo program studimi.
Nëpërmjet pyetësorit, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin mbi procesin mësimor si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike.
Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 30 Janar, deri më 05 Shkurt 2023 nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.
Link: https://upt.pitagora.rash.al/login
Përgjigjet e pyetësorit përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre hartohen të dhëna statistikore për problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Analiza e të dhënave të pyetësorit do të kryhet pas përmbylljes së sesionit të provimeve, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm në vlerësimet përfundimtare.
Plotësimi i pyetësorit bëhet për çdo pedagog aktiv në semestrin aktual. Në llogarinë tuaj online do të shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt.
Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë proces. Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë traditën e ekselencës e duke konsoliduar reputacionin kombëtar e rajonal.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin,
Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë - UPT
Shënim:
• Për problematika në plotësimin e pyetësorit apo për pasaktësi në të, jeni i lutur t’i drejtoheni IT dhe zyrës për sigurimin e cilësisë në fakultetit tuaj
• Për probleme të tjera lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë në UPT mund të kontaktoni me Drejtorinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë: http://upt.al/cilesia-ne-upt