Njoftime 25.01.2022
Pyetësori studentor
Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga “Ligj Nr. 80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 103, Pika 3, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies në çdo program studimi.
Nëpërmjet këtij pyetësori, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin e tij mbi procesin mësimor dhe personelin akademik si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike. Ky pyetësor na ndihmon të krijojmë një panoramë të përgjithshme të problematikave në UPT, duke u fokusuar tek shqetësimet e studentëve, për të mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike.
Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 31 Janar, deri më 06 Shkurt 2022 nëpërmjet sistemit të sekretarisë mësimore PITAGORA.
Përgjigjet e pyetësorit ruhen dhe përpunohen në mënyrë ANONIME dhe mbetet për t'u theksuar se studentët që nuk do të plotësojnë pyetësorin, nuk do të mund të marrin pjesë në sezonin e dimrit.
Për më tepër rreth pyetësorit studentor mund të lexoni këtu