In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Program i dyfishtë ndërkombëtar për Ciklin II, Master i Shkencave në Inxhinieri Mekanike, profili Energjitikë

Ne kuadrin e bashkepunimit nderkombetar midis UPT dhe Università degli Studi della Tuscia - Viterbo, Departamenti i Energjitikes ne FIM, do te ofroje per vitin akademik 2022-2023 nje program studimi Master i Dyfishte i Shkencave ne Inxhinieri Mekanike, profili Energjitike (double degree).
Per kete profil mund te aplikojne studentet qe perfundojne programin e studimit Bachelor ne Inxhinieri Mekanike dhe perzgjedhja do te bazohet tek rezultatet e ciklit bachelor, niveli i zoterimit te gjuhes se huaj (anglisht) si dhe motivimi i studenteve per tu perfshire ne nje program studimi te tille.
Numri i studenteve qe do te perzgjidhen per kete vit akademik do te jete 6. Ky program studimi i dyfishte do i jape mundesi studenteve te marrin dy diploma, te studjojne ne dy universitete njekohesisht, te krijojne lidhje dhe bashkepunime te reja, si dhe vete Departamentit te Energjitikes dhe FIM per nje bashkepunim te ri didaktik dhe kerkimor- shkencor me Universitetin e Tuscias, Itali.
Me teper informacion te interesuarve do ju ofrohet ne muajin shtator 2022.