In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Përfundon me sukses leksioni i hapur nga Alumil Albania në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës u zhvillua një leksion i hapur me praninë e përfaqësuesve të kompanisë Alumil Albania, në bashkëpunim me Departamentin Prodhim Menaxhim, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, UPT.

Ky aktivitetet solli një bashkëbisedim të hapur mes profesionistëve dhe studentëve, ku u trajtuan temat mbi rolin e kompanisë Alumil Albania si lider në zgjidhje arkitekturore, standardet dhe certifikimet e cilësisë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis industrisë dhe univesitetit në formimin e profesionistëve të rinj.

Një falenderim i veçantë shkon për Drejtorin e Përgjithshëm Z. Georgios Batsakis dhe stafin e Alumil Albania për gatishmërinë në ndarjen e përvojës dhe vizionit të tyre me studentët. Gjithashtu falenderojmë Z. Indrit Lala, ish student i degës Inxhinieri Materiale dhe aktualisht pjesë e Alumil Albania, për kontributin e tij si një nga organizatorët e këtij aktiviteti.

Lexo më shumë rreth eventit