Informacione 28.10.2025
Përfundoi me sukses Konferenca e Përbashkët Ndërkombëtare “KONFERENCA e 5-të MBI INXHINIERINË dhe SIPËRMARRJEN & KONFERENCA E 11-të TEKSTILE
Përfundoi me sukses Konferenca e Përbashkët Ndërkombëtare “KONFERENCA e
5-të MBI INXHINIERINË dhe SIPËRMARRJEN & KONFERENCA E 11-të TEKSTILE 2025”.
Për Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike ishte kënaqësi e veçantë që Konferenca e zhvilluar si një event hibrid me ndërthurjen e prezantimeve Online dhe Live gjatë dy ditëve nga data 23 deri më 24 Tetor 2025 në Tiranë, Shqipëri, u përmbyll si një event i suksesshëm.
Ne dëshirojmë të falenderojmë të gjithë folësit tanë kryesorë dhe të ftuar:
Prof. Mirlind Bruçi, Dekan i Fakultetit të Inxhnierisë Mekanike, Prishtinë, Kosova.
Prof. Edmondo Minisci, University of Strathclyde, Glasgow, United Kingdom.
Prof. Ada Traumann, TTK University of Applied Sciences, Estonia.
Ing. Gianni de Gobbo Derjtuesi Teknik i Kompanisë “Mechinno Engineering Solutions”, Italy.
dhe
Kryetar i kësaj Konference të Përbashkët
Prof. Genti Guxho, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri.
Konferenca me 70 prezantime, ishte një sukses në përmbushje të prioritetit për
ndërkombëtarizimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Lexoni për më tepër rreth Konferencës së Përbashkët këtu