Informacione 03.03.2025
Panairi i Punës - “Work and Study”
Në datat 27-28 Shkurt 2025, në ambientet e Pallatit të Kongreseve u zhvillua Panairi i Punës – "Work & Study". Një ndër objektivat e këtij panairi ofrimi informacionit mbi programet e trajnimit dhe studimeve që zhvillohen në Universitetin Politeknik të Tiranës. Stenda e UPT në panair ekspozonte në mënyrë grafike ofertën akademike të Universitetit Politeknik të Tiranës. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike kishte sjellë në Panairin “Work&Study” broshura informuese dhe fletëpalosje për prezantimin me hollësi të programeve të studimit që ofrohen.
Pjesëmarrja në panair ishte mjaft e lartë, dhe pati një interesim të shtuar për degët e ofruara nga UPT.