In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Panairi i përvitshëm "Work & Study"– Ditët e Informimit të Maturantëve

Në periudhën 12 shkurt – 19 mars 2026 është duke u zhvilluar panairi i përvitshëm "Work & Study"– Ditët e Informimit të Maturantëve. Një ndër objektivat e ketij panairi është të ofrojë informacione mbi programet e trajnimit dhe studimeve që ofrohen nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Nëpërmjet stendës, UPT ofron informacione rreth ofertave akademike/programeve të studimit që ofrohen në Universitetin Politeknik te Tiranës. Fakulteti i Inxhnierisë Mekanike nëpermjet broshurave informuese dhe infomacioneve të detajuara prezanton programet e studimit që ofrohen.

Numri i madh i pjesmarresve tregon një interesim të shtuar për degët e ofruara në UPT.