Njoftime 25.01.2022
Pagesa e tarifës së shkollimit
Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike se ka filluar procesi i pagesës së tarifës se shkollimit. Sqarojmë se:
Studentët e Vitit të II dhe të III (të rregullt) të cilët janë me mesatare me notën mbi 6 kanë tarifë të reduktuar, emrat të cilat mund ti verifikoni në dokumentin bashkëngjitur njoftimit.
Studentët e Vitit të III persëritës, cikli I Bachelor dhe studentët persëritës të Ciklit II Master I Shkencave dhe Master Profesional të cilët do të paguajnë kreditet e lendëve të mbartura duhet të tërheqin faturën për arkëtim pranë Zyrës së Financës.
Shënim: Pas pagesës në bankën Credins fatura duhet të dorëzohet patjeter në Zyrën e Financës.
Orari i veprimeve në Zyrën e Financës do të jetë nga ora 9:00 -15:30
Faturat për arkëtim sipas viteve perkatese mund t’i gjeni këtu