Njoftime 29.02.2024
Njoftim rreth ditës së Premte datë 15 Mars 2024
Në zbatim të Strukurës Vjetore të Procesit Mësimor për vitin akademik 2023-2024, për shkak të festave zyrtare, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në semestrin e dytë rezultojnë 6 ditë pushimi të shpërndara në ditë të ndryshme të javës. Për një realizim sa më të mirë të programit mësimor merren masat e mëposhtme:
Data 15 Mars 2024, ditë e Premte, do të bëhet puhim dhe mësimi i ditës së Premte do të zhvillohet ditën e Shtunë datë, 9 Mars 2024.
Humbjet e orëve të mësimit për shkak të festave do të zëvendësohen nga pedagogët në hapësirat që u lejon orari mësimor i semestrit të dytë, duke informuar paraprakisht dekanatin e fakultetit.
Bashkëngjitur gjeni vendimin këtu