Njoftime 06.07.2026
Njoftim për studentët e Departamentit të Mekanikës që duan të mbrojnë Diplomën në Korrik 2026
Të gjithë studentët e Inxhinierisë Mekanike, që kanë mbyllur me sukses të gjitha provimet sipas ciklit të studimit (Bachelor apo Master) dhe dëshirojnë të mbrojnë punimet e tyre të diplomës pranë Departamentit të Mekanikës (pasi verifikohen kontrollet e kryera), të paraqiten sot, ose nesër paradite deri në ora 10:00, sipas ciklit të studimit:
Studentët e ciklit Bachelor pranë MSc. Mentor Çejku
Studentët e ciklit Master pranë Dr. Leonard Çomeni
Qëllimi i paraqitjes është konfirmimi i mbrojtjes së punimeve të diplomës në këtë sezon.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve të lidhura është më datë 08.07.2026, pranë kryetarëve të Komisioneve të Kontrollit të diplomave. Pas këtij afati, nuk do të pranohen dorëzime të reja.