Njoftime 12.09.2022
Njoftim për Masterin Shkencor në Menaxhim Energjie
Ne vazhdim te nje bashkepunimi shume te suksesshem midis Departamentit te Energjitikes, FIM, dhe Universitetit te Gjovik (pjese e Norwegian Univeristy of Science and Technology-NTNU), filluar qe ne vitin 2015, njoftoj se aktualisht eshte miratuar fondi per “Erasmus+ global mobility project” per 15 mobilitete per studentet qe vazhdojne programin e studimit Master i Shkencave ne Menaxhim Energjie, qe mbulon Departamenti i Energjitikes, per tre vite ne vazhdim.
Ftojme studentet edhe te profileve Bachelor Inxhinieri Ekonomike, Inxhinieri Elektrike dhe Inxhinieri Mekatronike qe te zgjedhin programin e studimit “Master i Shkencave ne Menaxhim Energjie” me mundesine per te ndjekur nje semester ne Universitetin e Gjovik, Norvegji.