In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Njoftim për kursin e 9-të në Auditim Energjie

Në bazë të ligjit Nr. 80, datë 22. 07. 2015: “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,Neni 81: “Programet e studimeve të formimit të vazhduar”, si dhe miratimin e ndryshimeve nga ana e Senatit te UPT, pranë Departamentit të Energjitikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, është funksional programi i formimit të vazhduar për “Auditim Energjie” në dy profile.

Kursi do të shërbejë për trajnimin e të gjithë personave që duan të konkurojnë për të fituar një certifikatë për ushtrimin e aktivitetit të “Audituesit të Energjisë” në përputhje me kërkesat e ligjit të ri: “Për Efiçencën e Energjisë”, Nr. 124, datë 12.11.2015 dhe akteve në zbatim të tij, si dhe për të gjithë ata që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në këtë fushë.

Aplikimet për ndjekjen e këtij programi studimi të bëhen pranë Sekretarisë së Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, nga data 7 Shtator deri në datën 30 Shtator, çdo ditë pune nga ora 12:00 - 16:00.

Dokumentat që duhen paraqitur:

1. Formular aplikimi;
2. Dokument identifikimi (fotokopje letërnjoftimi ose pasaporte);
3. Diplomë e studimeve universitare + Listë notash (fotokopje e noterizuar);
4. Certifikata të ndryshme që zotëron kandidati;
5. Mandat-pagesa 1000 (një mijë) Lekë për regjistrim;

Për më shumë informacione mund te kontaktonin Koordinatorin e Kursit Dr. Ardit GJETA, E-mail: agjeta@fim.edu.al

Për tu njohur me formatin e formularit të aplikimit mund të klikoni këtu