In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Njoftim për hapjen e kursit të formimit të vazhduar “Vlerësimi i linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve”

Në përputhje me ligjin “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Nr. 80, datë 22. 07. 2015, si dhe si dhe miratimin e ndryshimeve nga ana e Senatit akademik të UPT, pranë Departamentit të Prodhim Menaxhimit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, hapet programi i trajnimit për “Vlerësues i linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve”.

Kursi fillon në datë 3 Shkurt 2023 dhe do të shërbejë për trajnimin e të gjithë personave që duan të konkurrojnë për të fituar një çertifikatë (liçensë) për ushtrimin e aktivitetit të “Vlerësuesit të linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve” në përputhje me kërkesat e VKM Nr. 712, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe proçedurat e liçensimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme”.

Aplikimet për ndjekjen e këtij programi të bëhen pranë:

Sekretarisë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike nga data 09 Janar 2023 – 3 Shkurt 2023, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00.

Koordinator i miratuar i këtij kursi është Prof. Asoc. Jonida TETA; email: jteta@fim.edu.al.

Dokumentat që duhen paraqitur janë:

1) Formular aplikimi ketu
2) Dokument identifikimi (fotokopje të kartës së identitetit ose pashaportës)
3) Fotokopje të diplomës universitare të noterizuar + Listë notash
4) Çertifikata të ndryshme që zotëron kandidati
5) Mandati i pagesës së tarifës 1600 lekë për rregjistrim ketu