In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Nisin regjistrimet për Ciklin II të studimeve, Master në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Ju bëjmë me dije se nisin regjistrimet për Ciklin II të studimeve, Master në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Regjistrimet fillojnë në datën 10 Tetor 2022 deri më datë 17 Tetor 2022, pranë Sekretarisë Mësimore.

Masterat e ofruar ne FIM

Të gjithë aplikantët duhet të paraqesin pranë Sekretarisë Mësimore:

1. Diplomë + Listë Notash të noterizuar. Në mungesë të diplomës apikanti dorëzon Vërtetim Diplome me numër Matrikulimi. Për studentët e sapo diplomuar në Ciklin I Bachelor pranë Fakultetit tonë pjesa e vërtetimeve do plotësohet nga Sekretaria.
2- Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjekurise.Në mungesë te deftesës dorëzohet vërtetim notash nga shkolla e mesme e njehsuar nga DARZA.
3- Fotokopje kartës së Identitetit.
4- Dëshmi e gjuhës së huaj minimalisht në Nivelin B1 në qëndrat e miratuara nga MASH, nqs e disponojnë në momentin e aplikimit, në të kundërt gjuha e huaj duhet të dorëzohet para mbrojtjes së diplomës Master.
5-Kopje e mandatit te pagesës ( e gjeni praneDegës së Financës).
6-Formular Aplikimi të cilin mund ta gjeni këtu