In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Nënshkruhet marrëveshje për Master Ndërkombëtar të Dyfishtë mes Universitetit të Tuscia-s, Itali dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

Universita degli studi della Tuscia

Universiteti Politeknik i Tiranës ka nënshkruar marrëveshje për krijimin e një diplome të dyfishtë në programin master, në kuadër të kursit Master i shkencave në Inxhinieri Mekanike, profili Energji në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në kuadër të kursit Master i shkencave në Inxhinieri Mekanike, profili Energjitikë, në Universitetin e Tuschia-s.

Marrëveshja rregullon kushtet nën të cilat studentët mund të aksesojnë dhe të zgjedhin një diplomë të dyfishtë master që lëshohet nga të dy universitetet, subjekt i përmbushjes së detyrimeve të vendosura në këtë marrëveshje dhe në përputhje me rregullat aktuale në secilin institucion.

Marrëveshja u nënshkrua në Vitebro, Itali, në kuadër të një takimi me rektorët e universiteteve të Romës dhe të rajonit të Lazios, më datë 7 shkurt 2022.

Kjo marrëveshje, në fushën e inxhinierisë mekanike, synon forcimin e bashkëpunimit edhe në fushën e kërkimit shkencor, shkëmbimin e pedagogëve, studentëve, si dhe pjesëmarrjen në projekte e programe të përbashkëta.