In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi nga Universiteti Politeknik i Tiranës me Universitetin Poitiers dhe Universitetin Savoie

Université de Poitiers

Université Savoie

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me L’universite de Poitiers dhe Université Savoie Mont Blanc, Francë.

Marrëveshja e bashkëpunimit me L’universite de Poitiers synon zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e edukimit dhe të kërkimit dhe konkretisht:

Shkëmbimin e studentëve dhe personelit në programe me interes të përbashkët;
Bashkëpunimin në fusha të mësimdhënies, kërkimit dhe zhvillimit, si dhe ekspertizës;
Shkëmbimin e literaturës universitare;
Aktivitete kulturore dhe intelektuale me përfitim për studentët dhe personelin e të dyja institucioneve.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Université Savoie Mont Blanc synon:

Bashkëpunimin për kërkimin origjinal dhe të aplikuar me interes të ndërsjellë;
Përmirësimin e programeve mësimore dhe organizimin e procesit mësimor;
Shkëmbimin e përvojës në kërkimin shkencor dhe trajnimin e specialistëve;
Shkëmbimin e programeve dhe kurrikulave të studimeve.