In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Ndryshim i përkohshëm në orarin e mësimit për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve për semestrin e parë për v.a 2025-2026

Në zbatim të Strukturës Vjetore të Procesit Mësimor, në semestrin e parë të vitit akademik 2025- 2026, rezultojnë dy të hëna pushim në muajin nëntor, si pasojë e festave zyrtare. Për të minimizuar çrregullimet në realizimin e programit mësimor, do të bëhet ndryshimi i përkohshëm në orar për ciklin e parë të studimeve, programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe ciklin e dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional", si më poshtë:

- Në datën 19.11.2025, ditën e mërkurë do të zhvillohet mësimi i ditës së hënë;

- Në datën 02.12.2025, ditën e martë do të zhvillohet mësimi i ditës së hënë.

Gjeni shkresën e plotë këtu