In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Mundësi aplikimi për 5 grante shkëmbim studentësh në kuadër të projektit ERASMUS+

5 GRANTE SHKËMBIM STUDENTËSH NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ Key Action 1 – Mobility for learners and staff – Higher Education Student and Staff Mobility Erasmus+ global mobility project 2022 - 2025 between POLYTECHNIC UNIVERSITY OF TIRANA and NORWEGIAN UNIVERSITY OF SCIENCE AND TECHNOLOGY (NTNU)

Në kuadër të projektit ERASMUS+ në bashkëpunim me NORWEGIAN UNIVERSITY OF SCIENCE AND TECHNOLOGY (NTNU) në Norvegji, mirëpresim aplikime nga studentët e vitit të parë të programit të studimit Master i Shkencave “Menaxhim Energjie” në Departamentin e Energjitikës për 5 bursa në NTNU, për të ndjekur semestrin e parë të vitit të dytë akademik të programit të studimit master në vitin akademik 2023-2024 gjatë periudhës Gusht – Dhjetor 2023.

Të interesuarit mund të drejtohen pranë Departamentit të Energjitikës për më shumë informacion (kontaktoni Prof. Asoc. Majlinda Alcani).

Dokumentat e aplikimit përfshijnë:

1. Learning Agreement (mund ta gjeni në web-in e UPT, rubrika për mobilitete studentësh)
2. CV ne anglisht
3. Vërtetim studenti dhe vërtetim i notave të progarmit të studimit bachelor
4. Dëshmia per nivelin e gjuhës angleze
5. Fotokopje e pasaportës

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është 20 Shkurt 2023 dhe dorëzimi pranë DE, FIM.

Kriteret kryesore për përzgjedhjen janë:

1. Nota mesatare e studimeve të programit të studimit bachelor.
2. Niveli i gjuhës angleze.
3. Kandidatët pas renditjes sipas këtyre kritereve do i nënshtrohen edhe një interviste online me prof. Alemayehu Gebremedhin të Universitetit NTNU për përzgjedhjen përfundimtare.