In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Mobiliteti per universitetin Poitiers, Ecole Nationale Supérieure D'ingénieurs De Poitiers (ENSIP), Francë

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentë dhe staf akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Universitetin e Poitiers, në Ecole Nationale Supérieure D'ingénieurs De Poitiers (ENSIP), Francë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor dhe Master për studime.

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie.

Më shumë detaje mund të gjeni në dokumentin e bashkëngjitur njoftimit