In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Master Erasmus Mundus CNE

Master Erasmus Mundus CNE, Chemical Nano-Engeneering është një Program Masteri dy-vjecar që zhvillohet në tre universitete partnere (France, Poland, Italy), I krijuar me mbështetjen e Erasmus + Programme për Bashkimin Europian.

Viti i parë i studimeve (Aix Marseille Université : Shtator - Janar ; Ëroclaë University of Science and Technology : Shkurt - Qershor) është i përgjithshëm për të gjithë studentët. Semestri i parë i vitit të dytë (University of Rome Tor Vergata : Tetor - Janar) ju jep mundësinë studentëve të zgjedhin ndërmjet dy opsioneve: eksperimentale dhe numerike. Projekti i kërkimit në kuadër të tezës së Masterit (Shkurt – Gusht) ka për qëllim ti ofrojë mundësinë studentëve të jenë në kontakt me një mjedis ndërkombtar dhe multidisiplinor të një institute kërkimor në akademi ose industry.

Website i Master CNE: www.master-cne.eu

Periudha e aplikimit : Aplikimet për vitin tjetër akademik janë të hapura ndërmjet 1 Nëntor-it dhe mesi i mujit Shkurt.

Platforma për aplikim: www.application.master-cne.eu/index.php?lang=en

Kriteret e përzgjedhjes:

Bachelor ose diplomë ekuivalente në Shkenca (Kimi, Fizikë, Inxhinieri Kimike, Shkencë Materialesh…)

Nota mesatare kërkohet të jetë të paktën 7.5.

Njohuri të mira të gjuhës Angleze (Nivel B2)

Cdo vit bëhet një përzgjedhje rreth 20 studentësh dhe këtë vit ka një bursë specifike të rimbursuar për studentët që vijnë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Herzegovinë, Kosova, Mali i Zi): 1000€/muaj (24 këste) + 1000€ këste kostoje + 2000€ kosto transporti.

Mirëpresim aplikimet tuaja!