Njoftime 26.05.2023
Kryeministri Z. Edi Rama mban një leksion të hapur në degën Inxhinieri Tekstile dhe Mode
Z. Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë, më 26 maj 2023 mbajti një leksion të hapur në Sallën e Madhe të UPT me studentë të kurseve të dyta dhe të treta të programeve të studimit Bachelor dhe Master në Inxhinieri Tekstili dhe Modë, i ftuar nga Departament i Tekstilit dhe Modës në FIM.
Në leksion morën pjesë edhe studentë të programeve të tjera të studimit në FIM. Z. Edi Rama foli rreth procesit të dizenjimit, fashion design, tregut aktual në këtë sektor dhe mundësive të punësimit që iu ofrohen studentëve sot.
Më pas për rreth 60 minuta z. Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të ndryshme nga studentët.