Njoftime 18.05.2026
Kontrolli i Diplomave për Departamentin e Energjisë për Sezonin e Verës 2026
Kontrolli i projekt diplomave (për të gjitha programet e studimit që mbulon DE) do të kryhet në datat:
1) Kontrolli i parë: datë 26 Maj 2026, ora 11:00
2) Kontroll i dytë: datë 15 Qershor 2026, ora 11:00
Studentët e programit të studimit Bachelor do e kryejnë kontrollin me Dr. Ardit GJETA.
Studentet e programit të studimit MSc Energjitike dhe MSc Menaxhim Energjie do e kryejnë kontrollin me Prof. Asoc. Artan Hoxha.
Gjate kontrollit te diplomave studentet duhet te paraqesin materialin e plote te projekt-diplomës, te punuar sipas udhëzimeve te përcaktuara në procedurat e përgatitjes se diplomave (të cilat i gjeni në Web-in e FIM: https://fim.edu.al/info/proces-diplomimi), si dhe duke paraqitur të plotësuara:
kapakun
fletën e parë
formularin e miratimit të plotësuar nga ju (me kompjuter) ne bashkëpunim me pedagoget udhëheqës (modelet e të cilave i gjeni ne Web-in e FIM: https://fim.edu.al/info/proces-diplomimi) dhe te firmosur nga pedagogu udhëheqës.
Dorëzimi i diplomave të lidhura dhe firmosur edhe nga pedagogu udhëheqës (shoqëruar me një kopje elektronike te materialit te diplomës ne CD) do të behet në datën 22 Qershor 2026 tek pedagoget ku do të bëhet kontrolli.
Data e mbrojtjes do të njoftohet ditën e dorëzimit dhe do të jetë një ditë nga data 29 Qershor ÷ 10 Korrik 2025