In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Konkursi Ndërkombëtar i Robotëve

Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë, në datat 08–11 mars 2023, në Kompleksin Sportiv “Naim Sűlejmanoğlu”, në Bursa, do të organizojë me nxënës dhe studentë Konkursin e 15-të Ndërkombëtar të Robotëve MEB.

Konkursi do të zhvillohet në 14 degë: Krahu i robotëve industrialë; ndjekësi i linjës, niveli bazë; ndjekësi i linjës, niveli i avancuar; ndjekësi i shpejtë i linjës; mjeti ajror pa pilot; mini sumo; dizenjo-ndërto; mbledhës vezësh; mjeshtri i labirintit; robot tozkoparan, niveli bazë; si dhe projekte me temë të lirë. Shpenzimet për pjesëmarrësit në konkurim (dy studentë dhe një profesor ose drejtues) do të përballohen nga pala turke.

Studentet kandidate duhet te paraqesin prane Drejtorise se Komunikimit dhe Koordinimit prane Rektoratit te UPT brenda dates 26 Janar 2023, kerkesen per pjesemarrje se bashku me dokumentacionin e meposhtem:

Vertetim studenti
Projekti/ punimi i shoqeruar dhe me aprovimin e profesorit apo drejtuesit te projektit/punimit.

Informacion me te detajuar mund te merrni ne linkun ketu

Aplikimi i studentëve në linkun e dërguar nga Zyra e Koordinimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim do të bëhet pas përzgjedhjes së tyre nga Komisioni i Vlerësimit në UPT.

Konkursi i 15 Nderkombetar