In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Konkurs 3D në FIM

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) dhe Departamenti i Prodhim Menaxhimit (DPM), organizojnë një konkurs në disiplinat e modelimit inxhinierik me programe të avancuara 3D. Ky konkurs do të shërbejë për krijimin e një mjedisi komunikimi dhe shkëmbime eksperience midis pjesëmarrësve duke promovuar aktivitetet studentore që lidhen me disiplina formuese të kurrikulave në inxhinierinë mekanike.

Më tepër informacione rreth konkursit, mënyrës së organizimit, aplikimit dhe të tjera mund t'i gjeni këtu.

Afati i regjistrimit në konkurs është deri më 5 Janar 2022.