In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Konferenca përfundimtare e Projektit "Digi4Wearables"

Shqipëria ka një traditë të gjatë në prodhimin e këpucëve dhe ky është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë. Ekziston një numër gjithnjë e më i madh kompanish që operojnë në sektorin e këpucëve dhe që kanë kaluar në modelin e biznesit Full Package. Kjo ndryshon kërkesën për një fuqi punëtore të kualifikuar, e cila duhet të trajnohet në metoda të avancuara të dizajnit dhe prodhimit dixhital.

Projekti Digi4Wearables ka zhvilluar një metodologji inovative trajnimi duke përdorur praktika dhe mjete të reja dhe gjithëpërfshirëse, me qëllim përmirësimin e njohurive të punonjësve në kompanitë e këpucëve në Shqipëri mbi prodhimin dixhital.

Konferenca Përfundimtare e projektit Digi4Wearables do të prezantojë zhvillimet dhe rezultatet më të fundit lidhur me:

Paketën Edukative përmes Platformës E-Learning, që përfshin:

‧ Website me materiale online të strukturuara sipas temave;
‧ Video dhe raporte me udhëzime, material informues dhe praktika të mira;
‧ Praktika trajnimi virtuale dhe fizike në mjedise trajnimi;
‧ Materiale kursi të ndara në seminare sipas tematikave.

Workshop-et dhe Seminarët që përfshijnë:

‧ Workshop-e/seminare trajnimi virtuale dhe fizike që u zhvilluan në Portugali, Shqipëri dhe Rumani me dizajnerë, zhvillues produktesh, menaxherë, teknikë, trajnerë dhe aktorë të tjerë të sektorit;
‧ Aktivitetet e trajnimit në Portugali dhe Rumani;
‧ Komunitet praktikash për trajnerët dhe trajnohet, duke bashkuar ekipet e punës — studentë, mentorë nga kompanitë, kërkues shkencorë dhe staf akademik;
‧ Seminar i mbajtur në Shqipëri për dizajnerë, zhvillues produktesh, menaxherë, teknikë, trajnerë dhe aktorë të tjerë të fushës.

Për më tepër, folës të ftuar nga kompanitë e këpucëve në Shqipëri dhe profesorë nga Gjermania do të prezantojnë zhvillimet më të fundit në prodhim, testim dhe materiale të reja të qëndrueshme për industrinë e këpucëve.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e projektit:

https://digi4wearables.eu/