In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Hapet thirrje për trajnim për Programin e Ekspertëve të Rinj (YEP)

Njoftohen të gjithë studentët dhe të rinjtë, deri në moshën 35 vjeç, se në kuadër të bashkëpunimit midis Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) fillon trajnimi për Programin e Ekspertëve të Rinj (YEP).

Ky program është për të rinjtë nga vendet në zhvillim, më pak të zhvilluara dhe vendet në tranzicion, për t'i trajnuar ata në aspektet teknike dhe politike të pronësisë intelektuale (IP), si dhe për t'i përgatitur që të kontribuojnë në zhvillimin e inovacionit dhe IP.

Procesi i aplikimit është hapur më 28 tetor 2021 dhe do të mbyllet më 19 nëntor 2021. Sekretariati vë në dukje se procesi i aplikimit do të bëhet përmes aplikimeve të drejtpërdrejta nga kandidatët dhe jo përmes procesit të caktimit të kandidaturave kombëtare.

Më shumë informacion mbi Programin e Ekspertëve të Rinj, përfshirë mënyrën e aplikimit gjendet në linkun: www.wipo.int/jobs/en/young-experts-program.html