In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Hapet thirrja për pjesëmarrje në projektin “Fillo me një ide - Fito një internship në Bashkinë Tiranë”

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Bashkinë Tiranë dhe në kuadër të dhënies së mundësive për zhvillimin e karrierës profesionale të studentëve të UPT-së, hapet thirrja për pjesëmarrje në projektin “Fillo me një ide - Fito një internship në Bashkinë Tiranë”.

Ftohen të aplikojnë

• Studentë në vijim ose të diplomuar në ciklin Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor;
• Të rinj në fillim të karrierës së tyre profesionale;
• Të grupmoshës deri në 28 vjeç;

Aplikantët duhet të paraqesin një koncept për projekt ose studim sipas temave të përcaktuara në këtë thirrje.
Detajet e Aplikimit:

• Aplikimet për Thirrjen VI janë hapur!
• Afati i aplikimit është deri më 14 korrik.
• Fituesit do të ndjekin një internship 3 mujor dhe do të punojnë nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë, për të finalizuar studimin ose shkrimin e plotë të projektit.
• Në përfundim të internshipit do të jepet një çmim në vlerë monetare prej 91,000 lekë (bruto) për person dhe një çertifikatë për pjesëmarrje.

Për informacione të mëtejshme

· mund të vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë në linkun: https://tirana.al/faqe/fillo-me-nje-ide-fito-nje-internship

· mund të dërgoni një kërkesë për informacion në adresën elektronike: fitonjeinternship@tirana.al

Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe të përfitoni nga kjo mundësi për të zhvilluar karrierën tuaj profesionale